Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti: Ndërhyrjet e përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, cënojnë autonominë e pushteteve
Pas valës së shkarkimeve në shumë bashki të vendit me qëllim ristrukturimet e stafeve administrative ka reaguar edhe Instituti i Bashkive të Shqipërisë. Në deklaratën për media Instituti i Bashkive të Shqipërisë “ngre shqetësimin ndaj deklaratave dhe ndërhyrjeve të përsëritura nga Kryeministri në funksionimin e bashkive, përfshirë thirrjet për dorëheqje të zyrtarëve vendorë dhe diktimin e ristrukturimeve administrative”. Sipas tyre këto veprime përbëjnë shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe cenim të drejtpërdrejtë të autonomisë vendore, të garantuar nga: -Neni 108 i Kushtetutës së Shqipërisë, -Karta Evropiane e Autonomisë Lokale (nenet 4,5 dhe 8), dhe -Ligji nr. 139/2015 “për...