Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Shkaqet e luftës ilire-romake sipas Polibit dhe plaçkitja sipas Livit
Milazim Krasniqi Lidhur me shkaqet e luftës së parë ilire-romake Polibi sjellë këto njoftime: “Ata vendosën ta bëjnë këtë fushatë për këto shkaqe: Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Pasi Demetri, i ati i Filipit (mbretër të Maqedonisë) ia mbushi mendjen me anë të hollash, Agroni i premtoi se do të ndihmonte medionasit, që mbaheshin të rrethuar nga etolët…” (Po aty: 44) Polibi pastaj pohon se pas fitores kundër etolëve, Agroni u dha pas pijes dhe vdiq, ndërsa punët e shtetit i mori e shoqja, Teuta, e cila “me mendjen prej gruaje”, sikundër thotë Polibi, lejoi sulmet pirate ndaj anijeve romake, pastaj vrau...