Shkaktoi aksidentin në Elbasan dhe plagosi tre efektivët e policisë, arrestohet shoferi 54-vjeçar

Shkaktoi aksidentin në Elbasan dhe plagosi tre efektivët e policisë, arrestohet shoferi 54-vjeçar

Vihet në pranga shoferi i cili shkaktoi aksidentin një ditë më parë, ku mbetën të plagosur tre efektivë policie.  “Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi dje, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M., 30 vjeç (oficer policie). Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi B. M. dhe 2 pasagjerë në automjetin e tij (oficerë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Burimi: Syri.net