Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30

Shkak grushtet në Kashar, KQZ merr vendimin: Asnjë vëzhgues në KZAZ nr 30

KQZ ka marrë vendim për revokimin e akreditimeve të të gjithë vëzhguesve të KZAZ-së nr. 30, Qarku Tiranë, të akredituar për procesin zgjedhor të Kuvendit të datës 11 maj 2025. Kjo qendër numërimi ndodhet në Kashar, ku ndodhi edhe një incident mesditën e sotme, teksa u godit me grusht sekretari i kësaj KZAZ-je, dyshohet prej një vëzhguesi të Partisë Socialiste. Në vendimin e publikuar zyrtarisht, KQZ thotë se ky revokim bëhet në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe vendimin nr. 23, datë 1.2.2023, për kriteret dhe procedurat e akreditimit të vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Sipas pikës së dytë të vendimit, KZAZ...
Burimi: Gijotina.com