Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Shiu, faji i britanikëve’/ Starmer nga Tirana: Ishte diell kur zbrita nga avioni! Putin të paguajë çmimin
👁8508
Keir Starmer TIRANË-Kryeministri britanik, Keir Starmer, e nisi fjalën duke iu përgjigjur batutës së kryeministrit Edi Rama për motin, i cili u shpreh se shiun e sollën britanikët. Starmer, i cili erdhi në Shqipëri një ditë para samitit (15 maj), u shpreh se kur zbriti nga avioni ishte diell. Më pas ai theksoi rëndësinë e momentit për sigurinë dhe paqen në kontinentin europian. Duke komentuar situatën në Ukrainë, ai theksoi se javën e kaluar kishte shpallur një paketë të re sanksionesh kundër “flotës hije” ruse, si pjesë e presionit ndaj Kremlinit. Starmer tha se një armëpushim i pakushtëzuar është i domosdoshëm...