“Shiten valixhet e harruara në Rinas?!” Faqja është mashtrim, kujdes nga njoftimi i rremë që qarkullon në rrjetet sociale

“Shiten valixhet e harruara në Rinas?!” Faqja është mashtrim, kujdes nga njoftimi i rremë që qarkullon në rrjetet sociale

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” po organizon shitjen vjetore të bagazheve të pakërkuara për vetëm 199 lekë”. Ky njoftim i rremë i shpërndarë në rrjetet sociale në emër të Aeroportit të Tiranës për “shitje valixhesh të mbetura” e që nuk janë kërkuar për më shumë se 6 muaj, synon mbledhjen e të dhënave personale dhe bankare të personave që klikojnë në likun bashkangjitur njoftimit. Për t’u bërë më të besueshme këto njoftime, në shumë raste autorët përdorin emrat e institucioneve në mënyrë që të tërheqin sa më shumë qytetarë drejt faqeve të rrezikshme. Mashtrimi i tyre shkon përtej këtij...
Burimi: Javanews.al