Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

Shiste produkte pa leje me emrin e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare fiton betejën ligjore ndaj tregtarit nga Hong Kongu!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka fituar një betejë ligjore për mbrojtjen e emrit dhe markës së saj, pasi një tregtar nga Hong Kongu përdorte identitetin e artistes për të shitur produkte pa autorizimin e saj. Sipas raportimit të gazetës britanike “Daily Mail”, tregtari, i identifikuar si Gary, kishte regjistruar domenin dualipa-asiastore.com, përmes të cilit reklamonte dhe ofronte produkte të ndryshme, përfshirë veshje, çanta dhe aksesorë, duke përdorur emrin e këngëtares pa lejen e saj. Çështja u paraqit pranë Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), e cila shqyrtoi ankesën dhe vendosi në favor të Dua Lipës. Sipas vendimit, domeni ishte regjistruar dhe përdorur në keqbesim, ndaj u urdhërua transferimi i tij te kompania e artistes. Kjo do të thotë se tregtari nuk do...