Shiste online mallra kontrabandë, arrestohet i riu në Gjirokastër, procedohet babai i tij (VIDEO)

Shiste online mallra kontrabandë, arrestohet i riu në Gjirokastër, procedohet babai i tij (VIDEO)

POLICIA E SHTETIT Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, duke transportuar në banesën e tij, ku mbante mallrat, 30 parfume të kontrabanduara. Procedohet penalisht, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale, babai i 26-vjeçarit. Sekuestrohen mallrat (veshje, aksesorë, pajisje për celularë, parfume dhe kamera sigurie). Si rezultat i një hetimi shtatëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, për goditjen e një rasti të kontrabandimit të mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Marketing”. Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi A. A., 26 vjeç, si dhe...