SHISH NË QENDËR TË STUHISË/ REXHAJ: SULM NDAJ STABILITETIT TE SHTETIT
Çështja e ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, duhet të trajtohet me një nivel maksimal serioziteti, pasi në qendër është një prej institucioneve kryesore të sigurisë së shtetit. Kështu u shpreh analisti Albatros Rexhaj pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën “arrest në shtëpi” ndaj Hysenit, e cila akuzohet për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe përkrahje të autorit të krimit. Rexhaj tha se mbrojtja e institucioneve shtetërore duhet të jetë mbi çdo interes tjetër. “Ne jemi duke folur për SHISH dhe nuk jemi duke folur për kooperativën e një fshati. SHISH është një nga hallkat kryesore të shtetit”, deklaroi ai. Analisti kritikoi edhe mënyrën se si janë formuluar akuzat, duke argumentuar se, nëse provohet se janë dhënë informacione sekrete, sipas tij çështja do të...
Burimi:
ntv.al