Burimi:
Vizionplus.tv

Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Spanjë
👁2495
Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e jashtëzakonshme gjatë natës pasi 6 cm (2.4 inç) shi ra në destinacionin popullor turistik në vetëm dy orë. Asnjë lëndim nuk është raportuar nga autoritetet spanjolle dhe gjendja e jashtëzakonshme u hoq të dielën në mëngjes. Kreu i shërbimeve të urgjencës të Lanzarote tha për mediat lokale se disa shtëpi ishin zhytur në ujë, me ujërat e përmbytjeve duke lënë pas një “sasi të madhe balte”. “Ne kemi punuar gjithë natën, duke ndjekur 300 thirrje gjatë...