Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shirat e para pas një periudhe të gjatë thatësire, stuhia dhe reshjet shkaktojnë dëme në Elbasan
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Elbasanit dhe një pjesë e territorit të Qarkut u përfshinë nga reshje të pjesshme shiu, të cilat kanë munguar prej një kohe të gjatë. Megjithëse pritej me padurim nga banorët pas një periudhe të zgjatur thatësire, stuhia e shiut të parë gjatë kësaj vere përvëluese solli edhe disa probleme të vogla, për shkak të shoqërimit me erë të fortë. Në qytetin e Elbasanit, reshjet zgjatën për një kohë të shkurtër, por mjaftuan për të shkaktuar dëme të lehta. Era e fuqishme që shoqëroi shiun solli thyerjen e degëve të pemëve,...