Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shfrytëzonin 26-vjeçaren për prostitucion, arrestohen dy persona në Gjirokastër
👁11220
Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohen për shfrytëzimin e një 26-vjeçareje për prostitucion, ndërkohë që dy të tjerë janë proceduar për moskallëzim krimi. Operacioni i koduar “Last Night” u zhvillua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, pas hetimeve të thelluara dhe informacionit të siguruar nga inteligjenca policore. Ky operacion çoi në arrestimin e dy shtetasve, R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe K. D., 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë, të cilët akuzohen se shfrytëzonin një 26-vjeçare nga Berati për prostitucion, e cila e ushtronte këtë...