Shfaqja “Under the Shade of a Tree I Sat and Wept” prezantohet në Lisbonë

Shfaqja “Under the Shade of a Tree I Sat and Wept” prezantohet në Lisbonë

Kryeqyteti portugez, Lisbona, ka qenë skena e një ngjarjeje të jashtëzakonshme kulturore dhe diplomatike. Shfaqja teatrore “Under the Shade of a Tree I Sat and Wept” ka shënuar premierën e saj, duke sjellë së bashku Kosovën dhe Afrikën e Jugut përmes gjuhës universale të artit dhe teatrit. Kjo arritje e shkëlqyer artistike vjen si rezultat i punës së palodhur të një ekipi të përkushtuar. Shfaqja mban vulën e krijuesve të njohur si Jeton Neziraj, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Greg Homann, në bashkëpunim me Qendra Multimedia dhe São Luiz Teatro Municipal. Ky projekt ka bërë krenarë jo vetëm realizuesit, por të gjithë komunitetin artistik dhe institucional të Kosovës. Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Portugali, Edona Maloku Bërdyna, ka vlerësuar premierën e shfaqjes “Under the Shade of...