Sherri që nisi pas lojës së bilardos, si 16-vjeçari plagosi me thikë tre shokët e klasës
Tre të mitur janë plagosur me thikë mesditën e sotme në Kukës, pas një konflikti pranë një bilardoje. Policia bën me dije se ngjarja ndodhi më 23 tetor, rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari për plagosjen është një 16-vjeçar me inicialet A. G., i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre bashkëmoshatarët e tij, gjithashtu 16 vjeç, banues në Has dhe shokë klase me të. Konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Të tre të plagosurit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre, dy prej tyre u dërguan më pas në Prizren për trajtim më të specializuar. Pas ngjarjes, shërbimet...
Burimi:
ntv.al