Sherri për lojën e dominove përfundon në plagosje me thikë në Durrës! I moshuari godet ‘kundërshtarin’

Sherri për lojën e dominove përfundon në plagosje me thikë në Durrës! I moshuari godet ‘kundërshtarin’

Një i moshuar është plagosur me thikë nga një tjetër i moshuar në Durrës. Ngjarja ndodhi te lulishtja pranë filialit të Postës Shqiptare, ku të moshuarit kanë qenë duke luajtur domino kur janë përfshirë në sherrin që përfundoi në plagosje me thikë. Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, njofton policia. Në vendngjarje ka shkuar policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital. I plagosuri është jashtë rrezikut...