Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali: Do ju vras!

Sherr për një vajzë/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin në Itali: Do ju vras!

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të trenit në Treviglio të Italisë. Një 35-vjeçar me origjinë marokene mbeti i plagosur rëndë pasi u godit me thikë nga një 22-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar dhe ndodhet në burg, nën akuzën për tentativë vrasjeje. Dy personat zbritën nga i njëjti tren në stacionin e Treviglios, ku 35-vjeçarin e prisnin edhe dy persona të tjerë, miq të tij. Sipas dëshmive të mbledhura nga hetuesit, mes tyre nisi një debat që shumë shpejt u përshkallëzua në përplasje fizike. Një dëshmitar, pronar i një lokali pranë stacionit, tha se kishte parë dy personat duke debatuar që në momentin kur zbritën nga treni. Sipas tij, 22-vjeçari shqiptar bërtiste dhe kërcënonte...