Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama
Studioja e “Të Paekspozuarit” ka shpërthyer në debat të fortë mes të ftuarve mbrëmjen e kësaj të hëne. Analisti Ilir Demalia ka akuzuar median se po i hedh benzinë zjarrit. Sipas tij, pas protestave qëndrojnë ekstremistët islamikë dhe ANTIFA. Ndërkohë, analisti Ermir Gjinishi, me ironi, ka thënë: “Rroftë Edi Rama”. Sherri mes dy analistëve vijoi edhe më tej, duke ngritur zërin në studio. Pjesë nga biseda: Demalia: Ju nuk jeni burra. Në botë është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem. Gjinishi: Rroftë Edi Rama. Demalia: Ju e keni zaptuar politikën bashkë me Edi Ramën. Gjinishi: Ule zërin, nuk po flet në kafe. Nuk jemi në kafe këtu. Mua mos ma drejto gishtin. Demalia: E kam me të gjitha mediat. Gjinishi: Do të pushosh apo jo? Pusho! Tela:...
Burimi:
javanews.al