Ndryshimi për herë të shtatë i pragut të TVSH; Biznesi i vogël përsëri në valën e rritjes së kostove

Ndryshimi për herë të shtatë i pragut të TVSH; Biznesi i vogël përsëri në valën e rritjes së kostove

Propozimi i Paketës Fiskale për uljen e pragut të regjistrimit të detyrueshëm në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë riktheu debatin se kostot e biznesit të vogël për administrimin e këtij tatimi do të jenë më të larta sesa përfitimi i pritshëm për uljen e informalitetit. Në tri dekada ekonomi tregu, pragu i regjistrimit në TVSH ka ndryshuar shtatë herë. Nga 2 milionë lekë në vitin 1996, ai është rishikuar disa herë, për të arritur në 10 milionë lekë nga 1 janari 2021. Ndryshimi më i diskutuar ishte ai i 2018-s, kur qeveria vendosi uljen e pragut të regjistrimit në TVSH nga 5 milionë në 2 milionë lekë xhiro vjetore. Vendimi nxiti protesta të biznesit të vogël, i cili kundërshtoi përfshirjen në skemën...