Sherr në plazhin e Kavalishencës në Durrës, dy të rinj godasin punonjësin e çadrave

Sherr në plazhin e Kavalishencës në Durrës, dy të rinj godasin punonjësin e çadrave

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e njohur si Kavaleshenca në Durrës, në zonën e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme. Ngjarja u përshkallëzua pas një paralajmërimi që punonjësi i plazhit, përgjegjës për rregullin dhe mirëmbajtjen e çadrave, u bëri dy të rinjve që po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke shqetësuar pushuesit e tjerë. Paralajmërimi solli një debat verbal, i cili degjeneroi në dhunë fizike. Sipas burimeve, punonjësi u ofendua dhe më pas u shty nga të rinjtë, duke përfunduar në tokë. Situata zgjati disa minuta, por u neutralizua falë ndërhyrjes...
Burimi: Sot.com.al