Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Sherr mes dy personave në qendrën e votimit, njëri qëllon me armë
👁12435
Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot pranë një qendre votimi në Fushë Milot, ku janë përdorur edhe armë. Në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi. Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjalë dhe ka përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë. Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes