Sherr mes adoleshentëve në Korçë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Sherr mes adoleshentëve në Korçë, plagoset me thikë 15-vjeçari

Dy adoleshentët mësohet se janë zënë për motive të dobëta, ndërsa nuk ka qenë hera e parë që konfliktoheshin mes njëri tjetrit. Sipas informacioneve, 14-vjeçari e ka plagosur me thikë në një rrugicë në hyrje të fshatit Sheqeras. Autori është kapur nga policia, ndërsa ka deklaruar fillimisht se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë e ky është motivi i sherrit. I plagosuri ka marrë goditje me thikë në pjesën e barkut dhe të shpatullës por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: Syri.net