Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sherr me grushta në Tepelenë, policia nis hetimet
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në fshatin Luzat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 27-vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.