Sherr dhe të shtëna në Palermo/ 3 persona humbin jetën, 2 mbetën të plagosur

Sherr dhe të shtëna në Palermo/ 3 persona humbin jetën, 2 mbetën të plagosur

Tre persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat që ndodhën mbrëmë në Monreale, në provincën e Palermos në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pas një sherri për arsye banale, përballë një picerie në qendër të qytetit, pranë Piazza Vittorio Emanuele. Viktimat janë Salvatore Turdo, 23 vjeç dhe Massimo Pirozzo, 26 vjeç. Personi i tretë ka ndërruar jetë në spitalin ku po merrte ndihmën mjekësore, ai është Andrea Miceli, 26 vjeç. Sipas mediave italiane të plagosurit janë një 33 vjeçar dhe një  16 vjeçar, janë jashtë rreziku për jetën.
Burimi: Opinion.al