Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Shën Pjetri me çelësat dhe rrjetën, mbi Unazën e Peshkatarit të Papa Leonit XIV
👁4231
Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Papës publikoi një foto me Unazën që nesër do t’i dorëzohet Papës, njëherësh me Pallio-n: së bashku përfaqësojnë simbolet ipeshkvore “pjetrine”. Brenda Unazës së Peshkatarit është mbishkrimi Leoni XIV; në pjesën e jashtme, shihet Shën Pjetri me çelësat dhe rrjetën. Duket qartë nga fotografia, të cilën e publikoi Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Papës, shoqëruar me një shpjegim. Unaza e Peshkatarit – thuhet aty – do t’i dorëzohet Papës Leoni XIV gjatë kremtimit nesër, të dielë, 18 maj, për fillimin e shërbimit të Pjetrit. Në të shihet qartë figura e Shën Pjetrit Apostull, ndaj unaza...