Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shembjet e objekteve/ Dorian Teliti: Ndërtimet pa leje në Tiranë dhe Theth po trajtohen me dy standarde
I ftuar në një intervistë për Syri TV me moderatorin Arnold Karriqi, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të PD-së në Tiranë, Dorian Teliti, ka komentuar ashpër ndërhyrjet e fundit të IKMT-së dhe shembjet e ndërtesave pa leje në zona të ndryshme të vendit, përfshirë kryeqytetin dhe Thethin. Ai akuzoi autoritetet se po përdorin standarde të dyfishta, duke treguar tolerancë ndaj ndërtuesve të mëdhenj dhe një qasje agresive ndaj qytetarëve të thjeshtë. Sipas Telitit, institucionet shtetërore në të kaluarën kanë negociuar me ndërtues që kanë shkelur ligjin, ndërsa sot veprojnë me fadroma dhe presion ndaj atyre që nuk kanë as përkrahje dhe...