Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

Shembja e një piramide të lashtë në Meksikë shihet si një ‘ogur i keq’

Një piramidë e lashtë në Meksikë është shembur në një grumbull rrënojash dhe njerëzit mendojnë se është një ‘ogur i keq’. Piramida prej guri në shtetin e Michoacán u bë një nga shumë vendet e trashëgimisë kulturore që u vunë në rrezik për shkak të motit ekstrem në vitin 2024, pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan shembjen e saj.Incidenti ndodhi më 29 korrik, kur muri jugor i një piramide katrore 15 metra të lartë u shemb nën presionin e shiut të rrëmbyeshëm dhe të pandërprerë, duke u shndërruar në një grumbull rrënojash. Përpara kësaj, ishte një nga monumentet më të ruajtura mirë nga qytetërimi i Mbretërisë Michoacán. Piramida ndodhet në vendin arkeologjik Ihuatzio, ku ndodhet edhe një piramidë tjetër, një kullë dhe varre. Është një zonë...