Shembja e çatisë në lokalin e natës, rritet bilanci i viktimave, mes tyre një artist i njohur

Shembja e çatisë në lokalin e natës, rritet bilanci i viktimave, mes tyre një artist i njohur

Është rritur numri i viktimav nga shembja e çatisë së një lokali nate në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Domenikane. Të paktën 124 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 janë plagosur, njoftojnë mediat e huaja. Këto janë shifrat e përditësuara të publikuara nga institucionet vendase. “Numri i të vdekurve ka arritur në 124,” tha Juan Manuel Mendes, drejtor i Qendrës së Operacioneve Emergjente të Republikës Domenikane (COE). Rubi Perez , krijuesi i shumë këngëve të njohura, është në mesin e dhjetëra personave që kanë humbur jetën, konfirmoi për Agence France-Presse agjenti i tij artistik, Enrique Paulino.
Burimi: Vizionplus.tv