Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shembet rruga nga çarja e tubacionit, pesë fshatra të Martaneshit rrezikojnë të izolohen
Pesë fshatra në Njësinë Administrative Martanesh në Bashkinë e Bulqizës rrezikojnë të izolohen totalisht. Dëmtimi i tubacionit të një hidrocentrali ka bërë që rruga që i lidh ato me Krastën të çahet dhe të bëhet gati e pakalueshme. Banorët protestuan këtë të martë duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve, në mënyrë që të mos vijojë shembja. Ata shprehen se prej të paktën 6 ditësh kanë lajmëruar kompaninë dhe institucionet, por nuk është marrë asnjë masë. Dëmtimi i tubacionit ka krijuar një shembje masive të tokës bashkë me rrugën, ndërsa rrezikohen edhe banesat e fshatit Gjon. Po ashtu një tjetër...