Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar
👁4556
Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh. Si pasojë e shembjes, ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në një nga galeritë në zonën e quajtur Thekën e Martaneshit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel