Shehaj thirrje Ramës: Jep dorëheqjen para se të ndodhë ndonjë tragjedi
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë pa vonesa dorëheqjen në mënyrë që situata e tensionuar e krijuar nga revolta e studentëve të marrë fund. Me një video-mesazh nga sheshi i protestës, Shehaj thotë se Rama duhet që sa më shpejt të njoftojë dorëheqjen “para se të ndodhë ndonjë tragjedi”. “Jep dorëheqjen menjëherë. Jep dorëheqjen para se të ndodhë ndonjë tragjedi. Njofto dorëheqjen që kjo situatë të mbarojë. Sa më shpejt. Njofto dorëheqjen. Nuk mund të vazhdosh të qëndrosh atyNuk mund të qëllosh mbi protestuesit, mbi studentët. Sa më shpejt dorëheqjen”, shprehet Shehaj. Qindra mijëra të rinj janë mbledhur edhe këtë të shtunë në ditën e 5 të protestës e cila është përshkallëzuar ndërkohë që sot janë...
Burimi:
ntv.al