Burimi:
Vizionplus.tv

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së vjen sot në Tiranë
👁5272
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas vjen sot në Tiranë. Kallas do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrat Igli Hasani e Pirro Vengu. Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve. Po ashtu, ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës. Pjesë e turit të saj të parë ballkanik janë takime edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje Hercegovinë.