Shefi i Urgjencës tek Trauma: S’ka pacientë të intubuar dhe nuk kemi humbje jete mes protestuesve

Shefi i Urgjencës tek Trauma: S’ka pacientë të intubuar dhe nuk kemi humbje jete mes protestuesve

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Traumës ka konfirmuar se pavarësisht paraqitjes së protestuesve, efektivëve të policisë dhe kalimtarëve për ndihmë mjekësore, nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete, duke hedh poshtë edhe pretendimet që po qarkullojnë në rrjete sociale. Në një deklaratë për mediat, ai bëri me dije se dëmtimi më i rëndë i regjistruar është një frakturë e kërcirit të djathtë, e cila do të trajtohet sipas procedurave mjekësore. “Gjatë pasdites së sotme, në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie dhe kalimtarë. Dëmtimi më i rëndë është një frakturë e kërcirit të djathtë që do të trajtohet sipas procedurës. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar dhe asnjë humbje jete”, tha shefi i...