Shefi i diplomacisë serbe pohon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiqit në Moskë

Shefi i diplomacisë serbe pohon se s’do të ketë sanksione nga BE-ja pas vizitës së Vuçiqit në Moskë

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, pretendoi të shtunën se vizita e presidentit Aleksandar Vuçiq në Moskë gjatë ditëve të fundit “nuk do të sjellë ndërprerje të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian (BE), e as sanksione nga Brukseli zyrtar”. Ai tha për Radiotelevizionin shtetëror të Serbisë (RTS) se gjatë javës Beogradin do ta vizitojnë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Ai shtoi se madje pret forcim të marrëdhënieve me Brukselin, të cilat, sipas tij, “nuk do të jenë në dëm të politikës së jashtme të balancuar të Serbisë”....
Burimi: Kohajone.com