SHBA/ Trump kërcënon me veton mbi ligjin që kufizon kompetencat e tij mbi tarifat

SHBA/ Trump kërcënon me veton mbi ligjin që kufizon kompetencat e tij mbi tarifat

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon të vërë veton ndaj një projektligji dypartiak (me shtatë mbështetje republikane në Senat) që do të kufizonte autoritetin e presidentit për të vendosur detyra të njëanshme. “Nëse miratohet, ky projektligj do të pengonte në mënyrë të rrezikshme autoritetin dhe detyrën e Presidentit për të përcaktuar politikën tonë të jashtme dhe për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në memorandum, ku shpallet vetoja. Kujtojmë se së fundmi Trump ka bërë “zhurmë” duke vënë në rrezik një luftë tregtare, me vendosjen e tarifave për një sërë shtetesh.
Burimi: Javanews.al