SHBA-RUSI, KTHESA E PAPARASHIKUAR: TRUMP KËRKON ÇELËSIN TEK TË BURGOSURIT
Administrata e Donald Trump po shqyrton një formulë të re për marrëdhëniet me Moskën: lirimin e të burgosurve politikë në këmbim të lehtësimit të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë. Sipas The Atlantic, ideja është hartuar nga i dërguari amerikan për Evropën Lindore, dhe i është paraqitur Trumpit disa muaj më parë. Presidenti amerikan raportohet se e ka miratuar parimin e nismës, e cila aktualisht mbetet në fazat e para. Skema do të funksiononte si një marrëveshje hap pas hapi: Kremlini do të lironte të burgosur politikë, ndërsa Uashingtoni do të lehtësonte një pjesë të sanksioneve ekonomike. Por objektivi i mundshëm shkon përtej çështjes humanitare. Sipas raportimit, një proces i tillë mund të krijonte rrugë për rikthimin gradual të marrëdhënieve ekonomike amerikano-ruse, përfshirë marrëveshje që lidhen me...
Burimi:
ntv.al