Burimi:
Kohajone.com

SHBA/ Rritet numri i viktimave nga stuhitë
👁4341
Të paktën 20 persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe dëmtimet e tornados që përfshiu shumë shtete në pjesën perëndimore dhe jugore të SHBA gjatë fundjavës. Sipas mediave të huaja, gjysma e vdekjeve të raportuara, të cilat përfshinin fëmijë dhe të moshuar, ishin në Tenesi dhe tre ishin në Misuri. Dy persona kanë vdekur në Kentaki, ndërsa Indiana, Misisipi, Xhorxhia dhe Arkansas kanë raportuar gjithashtu vdekje nga stuhia. Moti i ashpër ka bërë që lumenjtë të fryhen edhe të dielën. Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi se dhjetëra vende do të arrijnë “fazën e përmbytjeve të mëdha” edhe pse shiu ngadalësohet. Stuhia...