SHBA propozon lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të paqes në Ukrainë

SHBA propozon lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të paqes në Ukrainë

Në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara u kanë paraqitur aleatëve të saj evropianë një projekt-marrëveshje paqeje që parashikon një armëpushim dhe de-përshkallëzimin e pjesshëm të sanksioneve kundër Rusisë, sipas Bloomberg. Plani u parashtrua në takimet e mbajtura të enjten në Paris, me pjesëmarrjen e zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina, si dhe një takim midis presidentit francez Emmanuel Macron dhe të dërguarit amerikan Steve Witkoff. Sipas diplomatëve evropianë, propozimi i SHBA në thelb përfshin një “ngrirje” të konfliktit me forcat ruse që mbeten në territoret e okupuara...
Burimi: Vizionplus.tv