SHBA propozon garanci deri në 15 mijë dollarë për vizat, preken edhe aplikantët shqiptarë

SHBA propozon garanci deri në 15 mijë dollarë për vizat, preken edhe aplikantët shqiptarë

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka propozuar një program pilot 12-mujor që mund t’u kërkojë aplikantëve për viza biznesi dhe turistike të depozitojnë një garanci financiare deri në 15,000 dollarë për të hyrë në vend. Kjo nismë, e cila vjen në një kohë kur administrata po shtrëngon kërkesat për vizat, mund ta bëjë procesin e aplikimit të papërballueshëm për shumë njerëz, përfshirë edhe shqiptarët. Në një njoftim që pritet të publikohet zyrtarisht në Regjistrin Federal, Departamenti i Shtetit shpjegon se programi pilot do të synojë shtetasit e vendeve që konsiderohen me “norma të larta tejkalimi të lejes së qëndrimit” dhe me kontrolle...