SHBA pritet të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë këtë të premte

SHBA pritet të shpallë sanksione të reja ndaj Rusisë këtë të premte

Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin të premten sanksione dytësore ndaj Rusisë, njoftoi një zyrtar amerikan për agjencinë Reuters, duke shtuar se Moska ka shprehur interes për të vijuar kontaktet me Uashingtonin. Sipas të njëjtit burim, takimi midis të dërguarit special të presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, dhe presidentit rus Vladimir Putin në Kremlin, është konsideruar “i suksesshëm”. Takimi vjen në një moment kritik, pas paralajmërimeve të Trump për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë nëse Moska nuk bie dakord për një armëpushim në Ukrainë. Më herët gjatë së mërkurës, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, menjëherë pas takimit të Witkoff me Putin. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se SHBA do të marrë një qëndrim zyrtar shumë...