SHBA pranon tensionet në Bregun Perëndimor/ Rubio: S’do vendosim sanksione ndaj kolonëve izraelitë

SHBA pranon tensionet në Bregun Perëndimor/ Rubio: S’do vendosim sanksione ndaj kolonëve izraelitë

Sekretari i Shtetit Marco Rubio pranon se ka "tensione në Bregun Perëndimor", por përjashton mundësinë që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione ndaj kolonëve izraelitë. "Padyshim, ne nuk do të bëjmë atë që bëri Mbretëria e Bashkuar", tha Rubio para se të nisej për në Amerikën Latine. "Nuk duam të shohim asgjë që destabilizon situatën në Bregun Perëndimor tani, duke pasur parasysh gjithçka që po ndodh në rajon", theksoi ai, raporton ANSA. Njëmbëdhjetë vende evropiane plus Kanadaja njoftuan të martën plane për të futur kufizime kombëtare në tregtinë e mallrave me vendbanimet izraelite, që janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, njoftoi Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot. “Sot, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Danimarka, Spanja, Finlanda, Irlanda, Islanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia dhe Suedia konfirmojnë qëllimin...