SHBA përgatit sanksione ndaj ICC-së/ Masa të reja pas urdhër-arrestit për Netanyahun
Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton vendosjen e sanksioneve të gjera ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), sipas një raportimi të Wall Street Journal, bazuar në deklarime të zyrtarëve amerikanë dhe dokumente të shqyrtuara nga gazeta. Sipas raportimit, masat e propozuara do të kufizonin shumicën e transaksioneve me gjykatën pas një periudhe tranzitore prej gjashtë deri në shtatë muaj. Kufizimet mund të ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e ICC-së, përfshirë përdorimin e dollarit amerikan dhe aksesin në segmente të sistemit financiar ndërkombëtar. Megjithatë, deri tani nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe nuk ka pasur njoftim zyrtar për sanksionet. Përplasja mes Uashingtonit dhe ICC-së është përshkallëzuar pas urdhër-arresteve të lëshuara në vitin 2024 ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, nën akuzat...
Burimi:
syri.net