Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SHBA nuk komenton zgjedhjet në Shqipëri, Bimo: Udhëzimi i Rubios vendos administratën vetëm për interesat amerikane
Ish-ambasadori në Amerikë, Roland Bimo flet për heshtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë se administrata e Trump më shumë po sheh punët e veta, interesat e amerikanëve. Sipas ish-ambasadorit Bimo, amerikanët përballen me 2 probleme jashtëzakonisht të mëdhaja: paraja blen shumë politikë, dhe e dyta, politika po blen politikat e shërbimeve sekrete. ”Situata botërore është jashtëzakonisht e ndërlikuar. Udhëzimi i Rubios duket se përcjell përpjekjet e Trump për luftuar stablishmentin, ku janë globalistët ata që kanë luftuar Amerikën duke kërkuar fantazma nëpër botë dhe e kanë kthyer SHBA në një vend të botës...