SHBA njofton sanksione të reja ndaj Kubës
SHBA-të njoftuan të enjten sanksione të reja që synojnë elitën sunduese të Kubës, një bankë shtetërore dhe katër subjekte të lidhura me sektorët e energjisë, metaleve dhe minierave të vendit. Departamenti Amerikan i Shtetit tha se masat janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës Trump për të frenuar atë që Uashingtoni e përshkruan si represion dhe aktivitete të regjimit kuban që kërcënojnë sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e SHBA-së në Hemisferën Perëndimore. Midis personave të sanksionuar është Fidel Ernesto Castro Calis, nipi i ish-presidentit kubanez Raul Castro. Departamenti i Shtetit tha se Castro Calis ishte në shënjestër sipas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump në maj. Uashingtoni gjithashtu vendosi sanksione ndaj Banco Exterior de Cuba, duke përmendur rolin...
Burimi:
syri.net