SHBA ndalon furnizimet ushtarake për Ukrainën

SHBA ndalon furnizimet ushtarake për Ukrainën

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën është ndalur papritur, duke krijuar një boshllëk të rrezikshëm në mbrojtjen ajrore të vendit ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse. Vendimi i administratës së presidentit Donald Trump, i cili nuk ka autorizuar paketa të reja dhe ka bllokuar edhe dërgesat e miratuara më parë nga presidenti Joe Biden, ka ardhur në një moment kritik për Kievin, ndërsa ofensiva ruse po intensifikohet. Në disa raste, armët e ndaluara ishin tashmë në Poloni, gati për t’u transportuar në Ukrainë. Sipas të dhënave të siguruara nga “Politico”, lista përfshin sisteme thelbësore për mbrojtjen ajrore: raketat PAC-3 për bateritë Patriot...
Burimi: Vizionplus.tv