Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA/ Microsoft planifikon reduktim të personelit, ja sa punonjës preken…
Microsoft do të pushojë nga puna disa mijëra punonjës, pas valës së parë të largimeve në muajin maj të këtij viti. Kompania njoftoi sot për Agence France-Presse se do të eliminojë kryesisht disa nivele hierarkike. Një zëdhënëse e Microsoft tha se ‘më pak se 4%’ e fuqisë punëtore, ose rreth 9,000 persona, do të preken nga këto masa. Sipas raportit të fundit vjetor, Microsoft aktualisht punëson rreth 228,000 veta.