Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA, mësuesja abuzoi me djem 11 dhe 12 vjeç, dënohet me 30 vjet burg
👁9102
Një ish-mësuese e vlerësuar me çmime nga Kalifornia, SHBA, do të kalojë 30 vitet e ardhshme në burg për krime seksuale që përfshijnë djem të mitur. Jacqueline Ma, 36 vjeç, një ish-“mësuese e vitit” në Shkollën Fillore Lincoln Acres në San Diego, u deklarua fajtore në shkurt për abuzim seksual ndaj dy nxënësve të klasës së gjashtë, të dy nën moshën 14 vjeç. Ajo gjithashtu pranoi një akt të pahijshëm që përfshinte fëmijën e dytë dhe një akuzë tjetër për posedim materiali që përmbante një të mitur që përfshihej në akte seksuale. Të premten, Ma u dënua me 30 vjet...