Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA kërkon heqjen e barrierave tregtare për partneritet ekonomik me Kosovën
Energjia, Mbrojtja, Infrastruktura, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, Siguria Kibernetike, janë disa nga fushat përmes të cilave Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mund të bashkëpunonin me Kosovën. Megjithatë, për të ndodhur një gjë e tillë, sipas SHBA-ve, e domosdoshme do të ishte heqja e barrierave tregtare, e cila do të forconte më tej këto lidhje. “Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane...