SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të Iranit

SHBA-ja sanksionon të gjitha linjat e mbetura ajrore të Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj të gjitha linjave të mbetura ajrore në Iran, duke e rritur ndjeshëm trysninë ndaj sektorit të aviacionit të Teheranit, si pjesë e një fushate më të gjerë që synon shkëputjen e Republikës Islamike nga tregtia dhe financat ndërkombëtare. Departamenti amerikan i Thesarit i sanksionoi të martën 36 subjekte dhe individë, përfshirë 27 linja ajrore iraniane, kompani të huaja dhe një individ, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar rrjetet e sanksionuara të aviacionit të Iranit për të siguruar avionë, pjesë këmbimi për avionë dhe teknologji të tjera. Kjo është hera e parë që Uashingtoni e përdor një përcaktim të ri, i nxjerrë më 24 gusht, për të sanksionuar linjat ajrore që kishin mbetur në vend. Thesari tha se ky...