No Image Available

SHBA-ja kufizon stafin joesencial në Ambasadën në Irak, pas rritjes së tensioneve me Iranin

Shtetet e Bashkuara janë duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të stafit joesencial në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit mbrëmjen e së mërkurës. Ambasada e SHBA-së në Bagdad po përgatitet për një evakuim emergjent për shkak të rreziqeve të shtuar të sigurisë në rajon. Shtetet e Bashkuara gjithashtu po autorizojnë largimin e personelit jothelbësor dhe të anëtarëve të familjeve të tyre nga Bahrejni dhe Kuvajti, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin nëse duan të largohen. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Irakut konfirmoi “largimin e kufizuar” të stafit të Ambasadës amerikane, duke thënë se vendimi bazohet...
Burimi: Syri.net