Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
👁6616
Raundi i pestë i bisedimeve bërthamore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit përfundoi në Romë me shenja të përparimit të kufizuar në negociatat për programin bërthamor të Iranit. Negociatat, të cilat u ndërmjetësuan nga Omani në rezidencën e ambasadorit të këtij vendi në Itali, përfunduan pas rreth dy orësh të premten mbrëma. Si Uashingtoni ashtu edhe Teherani mbajtën qëndrime të ashpra për çështjen e pasurimit të uraniumit nga Irani, por ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha se ka mundësi për përparim në bisedime, pasi Omani paraqiti disa propozime. “Sapo kemi përfunduar një nga rundet më profesionale të bisedimeve…...